Historia

Kupa Shqiptare e Futsal është evenimenti i dytë nga rëndësia e Mini-futbollit në Shqipëri pas Ligës. U themelua në Dhjetor të vitit 2011 kur u luajt për herë të parë me pjesëmarrjen e 8 ekipeve më të mira sezonale. Klubi KS Ali Demi janë fitues të kupës së parë, pasi mundën në finale 5 herë kampionët e Shqipërisë Tiranën me penallti 4-3, duke qenë se koha e rregullt dhe shtesat mbaruan në barazim 2-2. Finalja u luajt në 24 Dhjetor, 2011 në Pallatin e Sportit Asllan Rusi në Tiranë[1]. Futsal Klub Tirana janë fitues të kupës së dytë në vitin 2012. KS Ali Demi janë klubi më i suksesshëm me 3 trofe të fituar.