Ali Demi - Cungu CO 1-0
Ne nje pallat sporti (te cilet nuk mungojme aspak ne shtetin fqinj) te mbushur plot e per plot me shikues skuadra e Ali Demit mundi pretendentet kryesor per te fituar turneun nderkombetar ''Otrant Ulqin - 2016''
Pas nje pjese te pare te mbyllur 0-0 dhe te ''luftuar'' ne maksimum, me fillimin e pjeses se dyte strategjia e tranjerit Ergys KADIU ndryshoi, duke e shtyre skuadren perpara arriti te vinte ne veshtiresi kundershtarin i cili gjeti ne faullat te vetmen menyre per te ndaluar grupin kompakt dhe te mirvendosur te ''cunave te Ali Demit''. 6 minuta para perfundimit Cungu &CO shkakton faullen nr 6 dhe albitri akordon penallti nga pika e 10 metrave (penallti e gjate) per skuadren e Ali Demit. Ne piken e bardhe shkon lojtari i sapoardhur nga skuadra e MNK RUGVICA Kroaci, Darko DUVNJAK dhe me shume qetesi, 1-0 per Ali Demin. 
5 minutat e fundit skuadra kundershtare hidhet e gjitha ne sulm me 5 lojtare por tashme gjithcka eshte vendosur dhe nen brohorimat e publikut qe therret Ali Demi... Ali Demi .... vjen edhe bilbili qe permbyll takimin. fusha e lojes mbushet me tifoze qe zbresin nga shkallet per te pergezuar tranjerin dhe skuadren per menyre profesionale qe arriten te perballonin ndeshjen dhe te urojne suksese ne takimet e rradhes, respektivisht neser ne oren 18:00 kunder PODGORICES dhe pas neser po ne te njejten ore kunder Vllaznise se Shkodres.