Si pjese te pa ndara te Futsallit Shqiptar, me asnje mbeshtetje dhe me shume sakrifice vazhdojne akoma te besojne ne kete sport kaq te bukur e kaq emocionues. 
Ali Demi - Vllaznia
Ndeshja ndihet shume qofte nga publiku e qofte nga lojtaret e te dyja skuadrave. Ishim mesuar te shikonim duele te tilla ne finalet e kampionatit tone ose ne ndonje finale te kupes se Shqiperise por kesaj here meqe ne vendin tone nuk e kemi me nje kapionat te tille, keto dy ekipe u takuan ne Ulqin ne Turneun Nderkombetar ''Otran Ulqin - 2016''. Te dy tranjeret e njohin mire lojen e njeri tjetrit e prandaj loja fillon shume e balancuar, deri nga mesi i pjeses se pare skuadrat presin njera-tjetren ne gjysem fushat reciproke dhe mundohen te shfrytezojne sadopak hapesirat qe mbeten pa mbuluar. Pikerisht nga nje hapesire e pambrojtur mire vjen e dhe goli i pare i Ali Demit me kroatin Darko DUVNJAK. i cili pak me vone do te dyfishije shifrat ne 2-0. 
5 min nga fundi kapiteni i Vllaznise me nje iniciative personale ne hyrje te zones shkurton rezultatin ne 2-1. Ne 3 minutat e fundit te pjeses te pare Vllaznia hidhet ne sulm me 5 lojtar dhe nga humbja e topit ne nje sulm te tille reagon me se miri portieri Klodian RRAPI me nje top te gjate qe perfundon ne rrjete dhe rezultati 3-1.
Pjesa e dyte fillon me ritem te larte nga ana e Shkodraneve qe duan fitoren me cdo kusht , sulmojne vazhdimisht por mbrojtja e Ali Demit reagon me se miri duke i dhene mundesine sulmuesve te rrekojne jo pak here porten e Vllaznise, shume i afte dhe reaktiv portieri Shkodran qe shpeton disa here porten. 
ne minuten e 15 te pjeses se dyte perseri kapiteni Shkodran me nje gjuajte me te majten arrin te shkurtoje shifrat ne 3-2. 
Shifra qe do te qendrojne te tilla deri ne fundin e takimit, rezultat qe e con Ali Demin perpara ne fazen gjysem finale ku do te ndeshet me Feniks. Keto te fundit munden Anen e Malit me rezultatin 8-2 dhe u renditen ne vendin e 1 ne grupin e tyre. 
Ndeshjet e neserme: Ali Demi Feniks dhe Ana e Malit - Podgorica.