Ks Ali Demi mbylli me sukses ndeshjen e pare ne Turneun Nderkombetar "Otrant Olimpic - 2016" - ne Ulqin, duke mundur ekipin "H2O - Queens" me rezultatin 4-2.
Nje turne mjaft i frytshem per ekipin si test permbylles i fazes pergatitore te dimrit.
Ne minutat e para skuadra vendase kaloi ne avantazh me aksion te mire organizuar ne mesfushe. 
Ne minutat ne vazhdim skuadra vuajti per shkak te çorientimit total qe i eshte bere sportit te futsallit duke e "konvertuar" ate ne nje sport amator dhe pa lezet, ne nje futboll lagjesh shume larg imazhit origjinal qe ky sport duhet te kete. Ne tentativen e deshtuar per ta bere Minifutbollin-Futsallin me te pelqyer nga sportdashesit jane lene komplet pas dore dhe larg vemendjes Klubet Sportive profesioniste te cilet kane investuar shume per kete sport. Flmurtari i Vlores, Edro Vlora, Vllaznia e Shkodres, klubet tradite te futsallit, qe prej sezonit te kaluar nuk kane pasur rastin te "prekin top me kombe". Ne te tjereve, fatlumet, Teuta, Tirana dhe Ali Demi, na eshte dhene mundesia qe te djersisim duke luajtur me stafet e bankave dhe te kompanive te ngjashme ne nje (gjasme) kampionat kombetar te minifutbollit qe nuk ka asnje lidhje me FUTSAL. Persa i perket ekipeve pjesmarrese ne palo-kampionatin kombetar te minifutbollit, stafet e bankave dhe te kompanive te tjera gezojne Respektin maksimal sepse sporti eshte nje vlere e shtuar ne çdo aspekt dhe nuk mund te beje veçse mire.

Ndeshja e rradhes e Turneut Nderkombetar "Otrant Olimpic 2016 - Ulqin eshte neser ne oren 18:00 kunder KLIKOS -Ulqin